ursa-innenwand-1488190666.png

Muri i brendshëm

Ndërtimi i thatë ofron një sërë mundësish për të krijuar hapësira të lira dhe fleksibël. Me këtë rast nuk përdoren materiale ndërtimore me lagështi. Me mure të lehta ndarëse mund të krijohen konstruksione të holla që i përmbushin kërkesat e larta të mbrojtjes akustike dhe nga zjarri. Shajaku për mure ndarëse URSA është jo i ndezshëm.

Shënim

Për ndërtimin e mureve të lehta të ndërtimit, zakonisht përdoren profile metalike ose listela. Trarët nga druri mund të mbajnë ngarkesa statike si mure bartëse.  Meqenëse gjerësia e shajakut të mureve ndarjes, pllakat izoluese nga druri

dhe shajaku i kornizave të drurit të URSA përputhen me dimensionet e zakonshme të rrjetit qysh në fabrikë, ato mund të vendosen praktikisht midis shtyllave. Një mbushje e plotë këshillohet gjithnjë, kështu nuk do të ketë nevojë për një përforcim shtesë.

Përpunimi

1. Vendosja e shtyllave

Ngritja e shtyllave me guarnicion të gjithanshëm. Dimensioni i rrjetit 625 mm.

 

2. Veshja e njëanshme me dërrasë

Veshja në njërën anë e shtyllës.

Shënim: Kushtojini vëmendje instalimit të prizave, kabllove elektrike dhe të ngjashme.

 

3. Vendosja e materialit izolues

Tek profilet metalike me gjerësi 625mm: Vendosja e shajakut të mureve ndarëse dhe pllakave izoluese nga druri

Tek muret me shtylla druri me gjerësi 575 mm: Vendosja e

Shajakut të kornizave nga druri

Trashësia e profilit = trashësia e izolimit

 

4. Përgatitja e prerjeve

Shënim: Sigurohuni për vendosje pa boshllëqe për mbrojtje optimale akustike.

 

5. Veshja përfundimtare

Veshja përfundimtare e shtyllave me

mbushje me spatul dhe shtresë mbushëse.

 

Këshillë

Përcaktoni numrin dhe trashësinë e përforcimit sipas nevojës (zhurma, zjarri)

 

Për të parandaluar dëmtimin nga lagështia, gjithmonë është e nevojshme një barrierë e avullit në izolimin e mureve, të cilat i ndajnë hapësirat nga njëra tjetra me gjendje të ndryshme të temperaturës dhe/ose lagështisë.

 

Në mënyrë që të arrihet mbrojtja më e mirë e mundshme akustike, e gjithë hapësira midis shtresave të mureve të ndërtimit të lehtë duhet të mbushet me materiale izoluese.