ursa-steildach-1488190587.png

Çati e pjerrët

Komoditeti dhe rehatia e shtëpive tona fillon nga lart - nga çatia. Ngase këtu, humbja e nxehtësisë në dimër dhe ngrohja në verë mund të reduktohet në mënyrë të qëndrueshme. Materialet izoluese natyrale nga leshi mineral janë dëshmuar të jenë shumë të përshtatshme. Ato na mbrojnë nga nxehtësia dhe i ftohti, nga zhurma dhe zjarri.

Veçanërisht e rëndësishme është koordinimi i duhur nga aspekti fizik i shtresave funksionale gjatë izolimit të çative të pjerrëta. Veçoritë e difuzionit dhe mbyllja hermetike janë vendimtare për jetëgjatësinë dhe efektivitetin e ndërtimit. Mbyllja hermetike e shtresave të jashtme funksionale mund të zvogëlojë më tej humbjet e nxehtësisë, duke reduktuar konsumin dhe kostot e energjisë.

Ndërmjet trarëve nga brenda

Procesi është i përshtatshëm si për izolimin e mëvonshëm termik të strukturave të çative të pa-izoluara deri tani, tek të cilat mbahen tjegullat, ashtu edhe për çatitë e mbuluara nga poshtë, tek të cilat rinovohen tjegullat. Për izolimin ndërmjet trarëve, përdoren kryesisht materialet izoluese minerale në formë të pllakave ose fletëve, pasi parregullsitë në konstruksion mund të përshtaten më mirë sesa me izolim nga shkuma e fortë.

Nën trarë

Nëse ka një veshje ekzistuese të çatisë në pjesën e poshtme dhe një mbulim funksional me tjegulla në çati, instalohet një izolim shtesë termik nën trarë. Pengesa e nevojshme e avullit në skajet e hapësirës mund të sigurohet në formën e petëzimit të aluminit ose me një fletëz PE. Avantazhi i izolimit termik në pjesën e brendshme qëndron në faktin se mund të instalohet pa hapur ose ndërruar tjegullat e çatisë.

Përpunimi

Përgatitja: përcaktimi i trashësisë së izolimit

Matja e lartësisë së trarëve dhe përcaktimi i trashësisë së izolimit.

Rekomandim: Izolim i plotë i trarëve (lartësia e trarëve = trashësia e izolimit) tek kulmet e hapura

 

1. Prerja e shajakut

(Mjete ndihmëse: thika për materiale izoluese)

Hapeni paketën e materialit izolues dhe shtrijeni atë. Mateni gjerësinë ndërmjet trarëve dhe me një masë më të gjerë prej 1 cm preni nga rollna e materialit izolues. Përdoreni shënimin për prerje në pjesën e epërme!

 

2. Vendosni shajakun

Kapni materialin izolues në skaje, shtypeni lehtë dhe saktë në pjesën e poshtme të trarëve në hapësirën mes tyre. Në këtë mënyrë të vendoset i gjithë materiali izolues në çatinë e pjerrët. Keni kujdes në shtrirje të shtrënguar rreth fugave!

 

3. URSA SECO PRO 2 gjegjësisht SECO PRO SDV përforcimi i frenuesve të avullit

(Mjete ndihmëse: makinë për ngulje kapësesh)

Lidhni frenuesit e avullit tërthorazi (ose për së gjati) me trarë me një varje të lehtë në hapësirat mes trarëve (absorbimi i lëvizjeve strukturore) me anë të një makine për ngulje kapësesh. Në këtë rast merrni parasysh një madhësi shtesë të mjaftueshme për lidhjet (rreth 20 cm) dhe mbivendosjet (rreth 10 cm).

 

4. Ngjitja e mbivendosjeve të frenuesve të avullit me URSA SECO PRO KP

(Mjete ndihmëse: eventualisht një thikë)

Ngjitja e mbivendosjeve dhe, nëse është e nevojshme, edhe vendeve të kapëseve me shirit ngjitës URSA SECO PRO KP. Në këtë rast, përmes shtypjes së përshtatur të krijohet një sipërfaqe pa rrudha, ngjitje në tërësi dhe hermetike.

 

5. Vrimat hyrëse tek depërtimet me URSA SECO PRO KA

(Mjete ndihmëse: eventualisht një thikë)

Të gjitha depërtimet e frenuesve të avullit me sipërfaqe të lëmuar (si psh. tubat e ventilimit) të ngjiten hermetikisht me shiritin ngjitës URSA SECO PRO KA. Lidhni frenuesin e avullit pa tendosje dhe sigurojeni një sipërfaqe të thatë, pa pluhur dhe pa yndyrë!

 

6. Vrimat hyrëse në mure me URSA SECO PRO DKS

(Mjete ndihmëse: pistoletë silikoni)

Me mjetin ngjitës URSA SECO PRO DKS të vendoset një vijë me një diametër prej rreth 8 mm në mes pjesëve montuese (të pastruara nga pluhuri dhe yndyra). Varësisht nga përbërja e materialit ndërtimor, të lexohen udhëzimet në paketim. Shtypni frenuesin e avullit në vijë me një lakim për lehtësim të tendosjes (mos e shtypni shumë). Lidhja me ngjitës ka për qëllim të prodhojë një lidhje të vazhdueshme të boshllëqeve dhe lidhje hermetike në mes të komponentëve.

 

Këshillë

Për të përmirësuar mbrojtjen termike, instaloni një shajak nën trarë në pjesën e nënstrukturës të veshjes së brendshme. Në këtë rast, duhet të kryhet një provë matematikore e ujit të kondensuar, nëse rezistenca e transferimit të nxehtësisë poshtë frenimit të avullit tejkalon 20% të rezistencës totale të transferimit të nxehtësisë së konstruksionit.